Categories Lajme

Shpërthim i fuqishëm me tritol në Tiranë, ja kush ishte objektiv

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnatës në zonën e Laprakës në Tiranë. Burime bëjnë me dije se sasia e lëndës plasëse është hedhur në oborrin e banesës së një 47-vjeçari, në momentin kur e gjithë familja ka qenë brenda në banesë. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur njerëz tëe lënduar por vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi zyrtar i policisë së Tiranës: Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia ka marrë dëshminë e kryefamiljarit i cili thotë se nuk ka asnjë konflikt.
“Kam 15 vite që jetoj këtu në Laprakë. Nuk kam konflikt me asnjë këtu” u shpreh Llazi në një prononcim për median.

Gazetari Besar Bajraktaraj, duke iu referuar burimeve nga policia raporton se Llazi është person me precedentë penalë në vjedhjen e makinave. Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në banesë kanë qenë të 4 pjesëtarët e familjes: 47 vjeçari, bashkëshortja dhe dy fëmijët. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME