Qeni e mbron fëmijën nga dadoja. Pasi u vendosën në shtëpinë e tyre të re në Karolinën e Jugut, prindërit Benjamin dhe Hope e dinin se diçka nuk ishte në rregull sepse vunë re që qeni i tyre filloi të vepronte çuditshëm. Alexis Kahn është dadoja e re e punësuar nga Benjamin dhe Hope, papritmas qeni filloi të vepronte çuditshëm kur Alexis iu afrohej Fin kjo për arsye se qeni dëshironte ta mbonte fëmijën. Benjamin dhe Houp u bënë dyshues.
Ata erdhën me një plan: në një rast, ata ndezën regjistrimin e zërit në telefonin e tyre, e fshehën nën shtrat dhe dolën nga shtëpia. Kur u kthyen dhe dëgjuan tingullin e zërit, ata mbetën të tronditur. Prindërit e dëgjuan dadon duke bërtitur, fyer dhe rrahur Fin.
Ata kuptuan se qeni po përpiqej t’i paralajmëronte gjatë gjithë kohës. Ata e thirrën menjëherë policinë dhe dadoja pranoi që ajo sillej në mënyrë të papërshtatshme. Ajo është dënuar me burg dhe është regjistruar në Regjistrin e Abuzimit të Fëmijëve, kështu që nuk do të punojë me fëmijë gjatë gjithë jetës së saj.
