Categories Opinion

Artan Fuga në mbështetje të maturantëve: Politika ua ka vendosur gjurin në kokë

Protesta e maturantëve ditën e sotme ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Ajo nisi si një irritim mbi provimin e Gjuhës Shqipe, ku sipas gjimnazistëve testi ishte me pyetje absurde.

Por në protestë janë bashkuar shumë aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë. Në mbështetje të tyre kanë dalë gjithashtu mësues dhe pedagogë. Ndër ta është edhe akademiku i njohur Artan Fuga. Përmes një postimi në facebook, Fuga mbështet maturantët dhe shprehet se duhet të hapin gojën për gjithçka, pasi rinia në Shqipëri ka të drejtë të revoltohet.

Postimi i Fugës: Unë mbështes fort protestën e maturantëve të Shqipërisë! Ata kanë një mijë herë të drejtë! Trajtohen me privilegje politike grupe dhe shtresa të caktuara, niveli i dijeve që u jepet është skandaloz, tezat e ndërtuara në mënyrë qesharake, shpërndarje e tyre në degët universitare e gjitha e dalë boje dhe e korruptuar, e ardhmja e tyre kulturore e vendosur në hone rrëpirash!

Arsimimi që u jepet po u shkatërron jetën për dekadat e ardhëshme! Ata kanë të drejtë! Ligja për arsimimin dhe standardet e shkollimit të kalbura! Janë të mirë, të edukuar, me etikë të duruar, por politika u ka vendosur gjurin në kokë, po u marrin frymën burokratët, të paaftët, ata që nuk duan një rini të shkolluar! Gjendja e studentëve dhe e cilësisë të diplomave është po aq e tmerrshme! Shoqëria po i merr frymën rinisë shkollore dhe universitare!

Po prish shpresën e kombit, po e dhunon, e ka lënë pa të drejta, në mëshirën e fatit, në papunësi profesionale, u jep mundësi o shitësa, o roje, o policë, o numurues votash në komisione votimi! Diplomat pa vlerë në treg! Shkolla nuk është skena e striptizës politike dhe e deklarateve boshe dhe të dëmshme! Maturantët dëshmojnë se u bëhen privilegje politike antarëve të forumeve politike, se jepen kopje, se ka trajtime të privilegjuara, se ka presione mbi mësuesti politikisht! Hapini gojën maturantëve dhe do të shohim se çfarë na dëgjojnë veshët! Rinia shqiptare ka të drejtë të revoltohet!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME