Categories Lajme

Artan Hoxha: Janë kërcënuar familje për videon e kryebashkiakut Lefter Alla

Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc News ka dhënë detaje nga video e kryebashkiakut të Bulqizës i cili konsumon lëndë narkotike. Mes të tjerash Hoxha i ka bërë thirrje policisë së Dibrës që të ketë kujdes disa persona.Sipas tij këta persona kanë bërë presione, madje kanë kërcënuar familje me qëllimin e vetëm që kjo video të mos publikohet.

“Unë bëj një profesion që e kam zgjedhur ta bëj dhe e di shumë mire që të përballesh dhe të publikosh të vërtetat që shkaktojnë dëme sigurisht që do të ketë reagime. Dje gjatë gjithë ditës dhe darkës, sot për arsye shëndetësore nuk mbërrita dot te Enkeli.

Por ka pasur shumë ndërhyrje. T’i qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë, unë do ti kërkoj meqë jam në studio policisë së qarkut Dibër që të ketë në vigjilencë dhe në shikim para syve sot se nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos.

Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje vetëm që të mos i publikojnë, Janë njerëz që ata mendojnë se janë futur në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME