Categories Lajme

Çfarë duhet të dini për George Orwell

George Orwell ka lindur më 25 qershor të vitit 1903 në Indi. Ai ka ndërruar jetë në Londër si pasojë e një sëmundje të rëndë, tuberkulozit. Novelisti i famshëm ndërroi jetë më datën 21 janar të vitit 1950. Në 70-vjetorin e vdekjes, “tiranatoday.al” ka vendosur që të sjellë për lexuesit disa informacione bazike rreth tij. Orwell njihet për veprat mbi padrejtësitë shoqërore, për kritikat letrare dhe si gazetar polemik. Gjithnjë ka pikasur për kundërshtimet e forta ndaj totalitarizmit si dhe për shkrimet në mbështetje të socializmit demokratik.

Dy nga veprat e tij më madhështore janë “1984” dhe “Ferma e Kafshëve”, të cilat BBC-ja i ka cilësuar si novelat më të njohura në botë, të shekullit 20. Kujtojmë se “Ferma e Kafshëve” është botuar në vitin 1945 dhe vepra tjetër, “1984” është botuar katër vite më vonë. Në veprën e famshme, “Ferma e kafshëve”, George Orwell ofron një satirë mbi revolucionin komunist dhe shtetin sovjetik.

Kjo vepër u ndalua të publikohej në Britaninë e Madhe, e cila në atë kohë ishte aleate me Stalinin kundër Hitlerit.Veprat e tij nuk janë thjesht mbi diktaturën siç e njohim ne sot, por mbi shpirtin e çuditshëm njerëzor, që fillon të kuptojë se çfarë është diktatura vetëm pasi kjo e fundit ka “vdekur”. Mirëpo ai gjithashtu do mbahet mend gjatë edhe për shumë vepra të tjera.

Për të gjithë ata që ende nuk e kanë lexuar, romani “1984” flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME