Categories Lajme

Artan Hoxha publikon fotot: Kontenieri me 130 kg k*kainë i shpëtoi skanerit në Durrës

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar mbrëmjen e sotme një rast të trafikut të kokainës që erdhi nga Ekuadori e fshehur në kontenier, por që nuk u zbulua nga skaneri në portin e Durrësit. Kontenieri u tërhoq nga pronari i kompanisë së bananeve dhe u dërgua në magazinë në Patos, por gjatë natës persona të armatosur kanë dhunuar rojen duke marrë më pas pakot e kokainës, që sipas tij llogaritet që të kenë qenë 100-130 kg. Hoxha ka publikuar ekskluzivisht për Report Tv edhe pamjet e kontenierit me banane që ndodhet në magazinë në Patos ku ishte fshehur kokaina.

“Në datë 21 Tetor një kontenier që kishte ardhur nga i njëjti që u kap ai orizi, Guajakili në Ekuador-porti i Pireut Athinë-Durrës, pasi kishte qëndruar 4-5 ditë, kishte shkuar pronari që kishte porositur bananet dhe e kishte çuar nga Durrësi në magazinat në Patos, ndërsa gjatë natës një grup i armatosur i marrin peng rojën, i hapin kontenierin nga jashtë. Që do të thotë se ky që ka bananet nuk ishte brenda rrjetit. Droga ishte vendosur sikur ajo e 137 kg, në pjesën e jashtme frigoriferike.1 / 5

Kontenieri që ndodhet në magazinë në Patos ku ishte fshehur kokaina

Kontenieri hapet me kodet e që i dërgon kompania nga vjen malli, në rastin konkret çelësat kanë ardhur në rregull, garancia ka qenë se ngarkesa ka qenë në rregull, por kompania nuk të jep garanci për pjesën e jashtme, pasi gjatë kohës që qëndron në port aty bëhet ndërhyrja. Në rastin konkret, ngarkesa erdhi, nuk u interceptua, i kaloi Greqisë, hyri në portin e Durrësi, se cfarë ka ndodhur aty nuk e di, por edhe në rastin e parë te ai që doli me çantë bëri të njëjtën gjë, vajti si zotëri e mori dhe doli. Sistemi jonë i sigurisë doli defektoz, nuk e kapën. Por cfarë është ky grup që e grabit në magazinë.

Ngjarja është mbajtur sekret, nuk është dhënë në komunikatë, e mora rastësisht informacionin. Në datë 25 400 forca policie, 10 qen kufiri, 2 drone hynë në port dhe kontrolluan 106 kontenier, pasi nga Ekuadori ishin edhe 3 të tjerë, dhe nuk u gjet gjë. Këta kërkuan në 106 konternier nëse kanë të tjerët, por u kërkua me hamendje dhe jo informacion. Qëllimi i kontrollit ishte kokaina që humbi. Nga gjithë ai operacion nuk u gjet gjë tjetër. Dje u bë një kontroll tjetër i njëjtë në doganën e Tiranës, u kontrolluan 70 kamionë për ngarkesë tjetër, pasi dyshojnë se ishte më e madhe ajo që erdhi.  

Edhe në datën 29, dje nuk u gjet gjë. Por nuk kapen sasi të tilla me fushatë. Deri në momentin që e kam publikuar dhe pashë reagimin heshtje të nesërmen. Për fat të mirë burimi që ma dha ma dokumentoi. Në foto është pjesa e jashtme e kontenierit, frigoriferi, në pjesën e aspiratorit, edhe në rastin e parë edhe këtë herë aty kanë qenë futur, sasia dyshohet 100-130 kg. Por ky është ky grup kaq i fuqishëm që e futën, e morën dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Edhe pse DEA është aty, linja po funksionon. Ajo ngarkesë është 23-24 mijë euro kg. Nuk u gjet dot kush e mori, skanerit i shpëtoi kjo gjë. Ky është i radhës që dëshmon që ne jemi pjesë e kësaj rruge, që grupet tona kanë fuqinë të bëjnë operacionin në tre kontinente” tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë-Pogradec/ Automjeti del nga rruga, dy të plagosur

Një aksident ka ndhodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë “Hera e parë që votoj si drejtues”

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është paraqitur këtë të diel për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në zonën e Holtës, në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U shpall një natë më parë në kërkim për blerje votash, arrestohet 27-vjeçari në Kukës

Policia ka vënë në pranga një nga të rinjtë, të cilët një natë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

Janë 172 të burgosur që do të votojnë në Vlorë dhe 80 të tjerë në…

LEXO ME SHUME