Categories Kulture

Arti shqiptar në zi, Rainita Pupi me zërin si bilbil humb betejën me covid

Arti shqiptar në zi. Pas nje beteje të gjate, rreth 4 javore, dhe prej tre ditesh e intubuar në spital, ka humbur betejën me Covid-19 këngetarja e njohur e muzikës myzaqere Rainita Pupi. Këngëtarja është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 52-vjeçare. Ajo ndërroi jetë tek Infektivi në kryeqytet ku ishte prej ditësh nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet nëse kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Kohët e fundit familjaret e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për një mjekim më të specializuar për Rainitën, jashtë vendit. Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë sot nga jeta, duke pikëlluar familjarët, të afërmit si dhe të gjithë komunitetin fierak dhe atë artdashësh shqiptar. Artistja Rainita Pupi la një repertor të gjerë këngësh, pas një karrierë të pasur artistike në Fier.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME