Categories Lajme

Gruaja e tij ju lut publikisht Putinit, kreu i opozitës ruse lejohet të fluturojë për kurim drejt Gjermanisë

Mjekët rusë që trajtojnë kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ra në gjendje kome pasi u sëmur, kanë ndërruar mendje dhe kanë rënë dakord ta lejojnë atë të fluturojë me avion për kurim në Gjermani. Gruaja e Navalny, Yulia, iu lut presidentit rus Vladimir Putin që ta lejojë atë të largohej nga vendi për t’u trajtuar pasi ai ra në gjendje kome në mes të dyshimit se ishte helmuar me një filxhan çaj.

Yulia, të cilës i është ndaluar të shohë burrin e saj që kur ra dje pa vetëdije gjatë një fluturimi nga
Siberia për në Moskë, tha se është jetike që ai të dërgohet në Gjermani për trajtim të specializuar. Mjekët, në qytetin siberian të Omsk, kishin insistuar më parë se ai ishte shumë i sëmurë për t’u shpërngulur. Përkrahësit e tij dyshojnë se ai ishte helmuar dhe akuzojnë autoritetet se po përpiqeshin të fshehin një krim.

Një aeroplan i pajisur mjekësor po pret që ta çojë në Gjermani për trajtim. Raportet thonë se ai mund të largohej brenda disa orësh. “Gjendja e pacientit është e qëndrueshme,” u citua Dr Anatoly Kalinichenko të thoshte nga agjensia e lajmeve Interfax.

“Ndërsa ne jemi në posedim të një kërkese nga të afërmit për të lejuar që ai të transportohet diku, tani kemi marrë vendimin që nuk e kundërshtojmë transferimin e tij në një institucion tjetër të pacientit.” Mjekët e spitalit thanë më herët se në trupin e tij nuk ishte gjetur asnjë helm, megjithëse zyrtarët shëndetësorë treguan se gjurmë të një kimike industriale ishin gjetur në lëkurën dhe flokët e tij. Në një diagnozë paraprake të Premten, mjekët vendas thanë se gjendja e tij mund të jetë rezultat i një “çrregullimi metabolik” të shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME