Categories Showbiz

Artisti i famshëm shqiptar ka një histori që të gjithë fëmijët duhet ta dinë…

Fillimi i shkollës përkrahë entuziazmit të fëmijëve, ndiqet dhe nga 100 porositë e prindërve në mënyrë që gjithçka të shkojë në rregull.

Këtë herë, përveç atyre këshillave të zakonshme, tregojini dhe historinë që rrëfeu makeup artisti me origjinë shqiptare, Mario.

Ai ka shpërndarë në Instagram një postim: “Kërkesë e veçantë për të gjithë ju që riktheni në shkolla në ditët në vazhdim: nëse shihni dikë që ka vështirësi të bëjë miq or po e tallin sepse nuk ka aq shumë shokë ose sepse është i turpshëm ose jo dhe aq i bukur ose nuk ka veshur rrobat më “in”- ju lutem i dilni në krahë. Përshëndeteni ose të paktën i buzëqeshni nëpër korridore. Asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë ai person mund të jetë duke kaluar jashtë shkollës. Mirësjellja jotë mund të bëjë një diferencë të madhe në jetën e dikujt.”

Dhe krahë këtij mesazhi kaq të bukur në lidhje me bullizmin, Mario ka rrëfyer dhe një histori të tijën:

“Kur isha në shkollë fillore (klasa e dytë apo e tretë) kishte disa fëmijë që tallnin një vajzë të vogël nga Kina që nuk fliste anglisht dhe i hidhnin gjëra gjatë drekës ndërkohë që ajo ulej vetëm. Ajo thjesht ulte kokën. Fillova të ulesha me të gjatë drekës dhe të flisja dhe ata ndaluan së hedhuri gjëra. Në fund të ditës, dilja nga shkolla me të. Madje mbaj mend që i lidhja flokët ndonjëherë sepse i binin në sy. Në ditën e fundit të shkollës, mamaja ose gjyshja e saj më dha një lodër të vogël. Ajo nuk fliste anglsht, por nuk ishte nevoja. Mirësjellja është një gjuhë universale.”

Dhe në fakt, është e rëndësishme t’i mësojmë fëmijëve tanë që të vegjël që të sillen mirë, të shpërndajnë dashuri për ata që i rrethojnë dhe mos t’i gjykojnë për diferencat e gjithësecilit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME