Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 prej të arrestuarve gjatë protëstës së të enjtes. 5 të tjerë janë lënë në arrest shtëpiak dhe 9 me detyrim paraqitje. Nga 9 të liruarit 3 janë fëmijë, ndërkohë që sot pritej të vlerësohej masa për 22 prej të arrestuarve, por për shkak të ngarkesës do të jepet nesër.
Për sa i përket personave që janë lënë në arrest me burg, burime për Faxëeb bëjnë me dije se një prej tyre ka pasur dorezë hekuri gjatë ndalimit, ndërsa një tjetër ka thyer vendimin e gjykatës. 5 të tjerët e lënë në arrest shtëpie kanë pasur rrethana më lehtësuese.
