Categories Showbiz

As mjekët nuk i dhanë shpresë, Erla Mëhilli tregon çastin e vështirë: I vetmi njeri pozitiv ishte…

Në studion e “E ardhmja është vajzë”, Erla Mëhilli ka ndarë me publikun një prej momenteve më të vështira në jetë.

Ajo ka treguar se gjatë kohës kur ishte shtatzënë me djalin e parë, rrezikoi ta humbiste atë dhe mjekët nuk i dhanë shpresa. I vetmi që qëndroi pozitiv dhe i tha të kundërtën ishte doktori Halim Kosova.

“Një moment vërtetë i vështirë, ishte momenti kur isha shtatzënë me djalin e parë, Akidin. Sepse zbulova për një problem shëndetësor gjatë kohës që isha shtatzënë dhe në fillim të muajit të 6 pata një problem, rrezikova dështimin. U shtrova në spital, kam ndenjur disa ditë. Natën e parë përjetova konvulsionet e një lindje të parakohshme.

Mbaj mend që kërkoja qetësues, nuk më bënte njeri, m’i bënë të nesërmen në mëngjes. Pra i përjetova të gjitha, unë nuk e kuptoja që ishin konvulsione, por m’i shpjeguan që ishin, zëre se po lindja. Në fakt nuk e humba. Ishte moment i vështirë sepse të gjithë ata mjekë që unë kisha përreth më thonin kot e ke, nuk do ia dalësh dot.

Ndërsa Halim Kosova, që ishte gjinekologu me të cilin unë ndiqesha, nuk vinte në spital, por ndiqesha me telefon ato ditë, më thoshte mos dëgjo njeri, më dëgjo mua, sepse do shkojë çdo gjë në rregull. Në fakt më vonë, pasi përcaktuam ditën se kur do të lindja, e thoshte dhe vetë dhe ma thotë edhe kësaj dite nëse e takoj në rrugë: nuk e di si ia dole. Ishte mrekulli”, ka thënë Erla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME