Categories Showbiz

FOTO / Filipinsja fiton konkursin e transgjinoreve në Tajlandë

Filipinsja Fuschia Anne Ravena u kurorëzua Miss International Queen 2022 në një konkurs në Tajlandë, i cilësuar si konkursi më i madh dhe më i popullarizuar transgjinor në botë.

27-vjeçarja mundi 22 garuese të tjera për kurorën. Vendin i dytë dhe të tretë shkoi për garueset nga Kolumbia dhe Franca.

“Mesazhi im i parë për të gjithë është të përhapim dashuri, paqe dhe unitet, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme që ne bëjmë për momentin duke parë se çfarë po ndodh në botë tani,” tha Ravena e cila kishte veshur një fustan mbrëmjeje me shkëlqim argjendi.

Konkursi, i cili u ndërpre për gati dy vjet për shkak të pandemisë, rifilloi në qytetin bregdetar tajlandez të Pattaya gjatë Muajit të Krenarisë për të festuar gjithashtu barazinë gjinore.

Alisa Phanthusak, CEO e Miss Tiffany Shoë u shpreh se ky konkurs tregon se të gjithë njerëzit qëndrojnë bashkë për kauza të veçanta dhe japin një mesazh të vetëm barazinë të cilën duhet të fitohet duke i pranuar këta njerëz në shoqëri duke lënë pas diskriminimin.

Konkursi, i cili bashkon personat transgjinorë nga e gjithë bota filloi më shumë se një dekadë më parë për të ndihmuar gratë transgjinore të ndihen më të pranuara nga shoqëria.

Tajlanda ka një nga komunitetet më të hapura të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve  të Azisë, duke shtuar imazhin e saj të tolerancës dhe tërheqjes si një destinacion liberal pushimesh për turistët e huaj. Por aktivistët thonë se ligjet dhe institucionet tajlandeze duhet të reflektojnë ndryshimin e qëndrimeve sociale edhe pse ende diskriminojnë personat LGBT+ dhe çiftet e të njëjtit seks.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME