Categories Lajme

“As serbi nuk e bën këtë”, me lot në sy mes rrënojave banorët e Shkozës qajnë për banesat: Ku do shkojmë tani?

Një ditë më parë në Shkozë, në sajë të projektit të Unazës së Re u shembën edhe edhe sy shtëpi të tjera. Edhe pas rezistencës së banorëve, policia ndërhyri duke i larguar ata nga banesat dhe në këtë mënyrë IKMT-ja i shembi ato.

Por çfarë la pas ky aksion? 

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të siguruar nga Report Tv, pronarët e banesave shfaqen duke qarë mes rrënojave. Një burrë i ulur mes rrënojave qan dhe ndërkohë pi cigare.

“As serbi nuk e bën këtë. A jeni njerëz, a çfarë jeni”, është shprehur një nga gratë.

Ndërsa një e moshuar ka deklaruar:” Nuk është e çuar edhe kjo orendive. Nuk e dimë se ku do rrimë tani, jemi të dy të moshuar. Ku do të shkoj unë tani? Unë vetëm 159 mijë lekë pension marr?  Policia na nxorri nga banesave me dhunë. “

Banorët deklarojnë se nga banesat që duan të prishin, janë të legalizuara dhe një tjetër në proces. Dje ata i kanë kërkuar policisë vendimin për prishjen e shtëpive të tyre por deri më tani, ata nuk u kanë treguar asnjë lloj vendimi që të legjitimojë veprimin e IKMT-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME