Categories Lajme

‘Asgjë s’do jetë si më parë’/ Flet 15-vjeçarja e ngacmuar prej shqiptarëve

Një 15-vjeçare u ngacmua të premten në Kreuzlingen të Zvicrës nga tre persona, dy prej tyre shqiptarë. Ajo ka rrëfyer për ’20minuten’ historinë e saj 

Ajo ishte rrugës për në shtëpi, bashkë me disa shoqe. “Në stacionin e autobusit na ndaluan tre burra,” thotë 15-vjeçarja. Ata dukeshin konfuzë, nuk dinin ku të shkonin dhe po kërkonin për cigare. “Ne donim t’i ndihmonim”, thotë 15-vjeçarja. Njëri prej tyre ishte më i rezervuar, dy të tjerët më agresivë. Njëri u fokusua direkt te ajo. “Donte të më ndante nga shoqet dhe të rrinte vetëm me mua”. Ai i bëri shumë pyetje personale dhe e komplimentoi. Të tre flisnin anglisht ose italisht. Njëri madje tha se ishte italian, por dukej qartë që nuk ishte. “Donin të fshihnin origjinën e tyre të vërtetë”. Njëri kishte një të çarë në dorë dhe donte të prekte vajzat gjithë kohën. Situata u bë jokomode. Në fund, ata u kërkuan profilet në Instagram. “Menduam t’ua japim, se mos na lënë të qetë”. Por nuk ishte kështu. Kur 15-vjeçarja po shihte profilin e saj në Instagram, ai e kapi në të pasme. Ajo u terrorizua. “Pastaj pamë armën”. Ata arritën të largohen.

15-vjeçaren e mori babai i saj, bashkë me shoqet. Rrugës për në shtëpi, ajo i njohu tre personat. Babai i saj 59-vjeçar u përball me ta. “Babanë e rrahën dhe e kërcënuan me armë. Unë vetëm rrija në makinë dhe qaja më të madhe,” thotë 15-vjeçarja. Një kalimtar ndërhyri dhe agresorët u larguan. Ajo thotë se e falenderon pafundësisht atë që ndërhyri. Policia arrestoi më vonë një 19-vjeçar nga Algjeria dhe dy shqiptarë, 25 dhe 29 vjeç. Ata jetonin në një qendër për azilkërkuesit e refuzuar. Kombësia e tyre ka nxitur shumë debat online. 15-vjeçarja është shumë e zemëruar nga kjo. Edhe kalimtari që ndërhyri për t’i ndihmuar ishte emigrant. Nuk mund të fusësh të gjithë në një thes, thotë adoleshentja.

Një jetë me frikë

15-vjeçarja nuk është vetmja që u ngacmua atë natë. Një lexuese tha se i kishte ndodhur një incident i ngjashëm nga të njëjtët persona. “Është e tmerrshme, një vajzë nuk mund të ecë vetëm,” thotë 15-vjeçarja. Kundër tre meshkujve nuk ke asnjë shans. 15-vjeçarja thotë se nuk del nga shtëpia që pas incidentit nëse nuk e ka absolutisht të nevojshme. “Asgjë nuk do jetë si më parë, thotë ajo. Frika që do jetë pjesë e saj, po e vret. Edhe pse nuk është prekur fizikisht, kjo ngjarje i ka lënë pasoja mendore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME