Categories Lajme

Italianët të tmerruar nga koronavirusi, incidente raciste ndaj kinezëve në rrugë e në shkolla

Veronika Li tregon faturat e grumbulluara në restorantin e saj afër Koloseut. “Zakonisht këtu vijnë 50-60 persona për darkë,” thotë ajo, por të shtunën erdhën vetëm dy. M’u desh t’i largoja tre punonjës që më ndihmonin mua dhe burrin tim. Në qoftë se do të vazhdojë këtu, më duhet ta mbyll muajin tjetër,” tha ajo për BBC. Në Itali dhe kudo tjetër, paniku është përhapur më shpejt se sa koronavirusi. Bizneset kineze janë bosh, dyqanet po mbyllet dhe shtetasin kinezë janë vënë në shënjestër. Në një bar pranë shatërvanit Trevi, u vu një njoftim që ndalonte hyrjen e klientëve kinezë.

Një shkollë muzike në Romë i tha studentëve nga Azia lindore që të mos i ndiqnin orët e mësimit për shkak të incidenteve raciste që kishin ndodhur. Katër guvernatorë të rajoneve veriore të Italisë u bënë thirrje fëmijëve që ktheheshin nga udhëtimet në Kinë që të mos e ndiqnin shkollën për 14 ditë. Incidentet janë dënuar nga qeveria italiane. Kryeministri Giussepe Conte i kritikoi guvernatorët rajonalë duke u thënë se nuk kishin kompetenca për të bërë të atilla thirrje dhe se asgjë nuk e justifikonte frikën.

Megjithatë, deklarata e qeverisë për një gjendje emergjence 6-mujore pas dy rasteve me koronavirus që u zbuluan, vendimi i parë për shkaqe shëndetësore në historinë e Italisë , e ka rritur alarmin. Shqetësimi u bë i madh kur 6000 pasagjerë të një kroçiere u ndaluan që të zbrisnin për orë me radhë në një port afër Romës për shkak të një rasti me koronavirus që u dyshua mes tyre. Analizat e personit dolën negative mirëpo thashethemet kishin fluturuar ndërkohë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME