Categories Lajme

“Asnjë femër nuk është e pakënaqur nga unë”, Zogu i Tiranës flet për lidhjen me biznesmenin nga Mamurrasi

Akuzat për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion” bën që Hermes Nikaj ose i njohur ndryshe edhe si ‘Zogu i Tiranës’ të përfundojë pas hekurave. Pas këtij vendimi gjykata vendosi që të zbusë dënimin për Nikajn duke e lënë kështu nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Nikaj u arrestua nga policia pasi kjo e fundit e gjeti atë me një biznesmen në Mamurras si dhe me një vajzë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ndërsa dyshoi se Nikaj është gay. Ndërkohë gjatë një interviste për “Bluetooth”, të dhënë kohët e fundit, Zogu i Tiranës sqaroi se nuk është gay por i pëlqen të eksploroj, pasi “është tip avangard”.

Hermes Nikaj: “Përfundimisht Hermesi preferon njerëzit. Unë nuk jam gay. Është e ditur publikisht marrëdhënia ime me ish-partneren Angela. Çfarë ka për të dyshuar?! Asnjë femër nuk është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë, ndaj nuk mund të më akuzojnë si gay. Fakti që unë jam tip avangard dhe më pëlqen të eksploroj, nuk ka pse t’i çojë të tjerët në aludime. Orientimi seksual është diçka personale dhe nuk ka pse të trajtohet më si çështje tabu.” Sa i përket biznesmenit që u kap me të në hotel, Hermes u shpreh se janë thjesht miq.

“Po, është e vërtetë, jam ndaluar në ambientet e një hoteli së bashku me një mikun tim të njohur prej kohësh dhe pa asnjë interes. Nuk e kuptoj pse duhet theksuar kaq shumë fakti që isha në shoqërinë e një mashkulli. Akoma s’arrij ta kuptoj pse u lakova kaq shumë për këtë fakt”, tha Nikaj. Por veç kësaj, Zogu i Tiranës tregoi se jeta në izolim ishte e vështirë, teksa falënderoi edhe stafin e burgut “313” dhe të burgosurit e tjerë.

Nikaj deklaroi: “Jeta në izolim ishte depresive, sidomos për një njeri aktiv si unë. Ishte si një makth, nuk e besoja dot se isha i përfshirë në një çështje të tillë. Por nuk mund të lë pa falënderuar të gjithë stafin e “313”-ës si dhe të izoluarit, të cilët më kanë trajtuar me shumë respekt dhe dashamirësi. Jeta ime sot ka ndryshuar 360 gradë. Është më e qetë dhe gjithmonë në pritje të një gjykimi të drejtë dhe nxjerrjes në dritë të së vërtetës. Jam me sytë nga Zoti. Më duhej një fazë reflektimi dhe ja ku ndodhi. Pas kësaj, sigurisht që e kam marrë më seriozisht jetën dhe nuk dua të çoj dëm asnjë minutë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME