Categories Lajme

Basha: Pandemia kërcënon dyfish personat me aftësi të kufizuara

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara (PAK) . Basha gjatë bisedës dëgjoi problematikat me të cilat përballen këta persona në kushtet e pandemisë së COVID-19. “Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare”- tha Basha. Përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje. “Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopio ngarkesë, stresi, të gjitha.

Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike. Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar”, – u shpreh Mark Zefi, Shoqata e Invalidëve të Punës Mirela Juka nga fondacioni “Dawn Sindrom Albania” tha se kjo kategori ndjehet e diskriminuar duke mos u përfshirë në paketat e ndihmës. “Po nis nga fillimi duke qenë se ne si organizatë që ofrojmë shërbime sociale menduam që të kishim dhe ne një paketë mbështetje në momentin që kaluam në Lock Down. Kjo nuk ndodhi dhe biles patëm një diskriminim në publik duke thënë që donatorët vazhdojnë dhe i mbështesin organizatat dhe kjo nuk ishte e vërtetë nuk kishte një studim për këtë dhe u bë një paragjykim si të thuash gjithë organizatat u vendos që të mos ishin pjesë e paketave. Fëmijët që nuk marrin shërbime është një dëmtim i shoqërisë si ekonomike si sociale dhe është problem shumë i madh në të ardhmen. Një problem tjetër që pamë në këtë periudhë ishin problem psikologjike stresi dhe të gjitha në familje”, – u shpreh Juka. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME