Categories Lajme

Asnjë homazh dhe mesazh nga Rama për Marko Bellon, shpërthejnë dy socialistet e vjetra: Cilët jeni ju more burra…

Ndarja nga jeta e ish-ministrit Marko Bello ka hidhëruar miq dhe të kolegë të tij. Ndërkohë në PS, ish-miqtë që e përzunë nga partia kanë bërë reagime standarde që ish-ministri Arben Malaj i quajti “hipokritë”. Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka denjuar të bëj asnjë një mesazh formal, të paktën deri në momentet që flasim.

Ish-anëtarja e Kryesisë së PS, pedagogia e njohur Edlira Haxhiymeri shprehet se ky është një trup për Partinë Socialiste.

“Mos e kërko ngushëllimin e tyre! Ata nuk kanë as zemër, as mendje, as mirënjohje, as respekt! Për më tepër, ata të ndotin me fjalët e tyre. Turpi i mbuloftë!”,– shkruan në një postim në Facebook, Haxhiymeri.

Komenti i Haxhiymerit është bërë pas postimit të Eva Allushit, ish-anëtare e Kryesisë së PS dhe ish-drejtuese e gazetës “Zëri i Popullit”. “Cilët jeni ju mor burra që nuk nxirrni dot nga shkulmi i shpirtit tuaj të vrerosur kushedi përse, një ngushëllim njerëzor?! Në cilat hone të thella ju ka humbur njerzillëku. Cili inat ju ka vënë përfund e ju ka çuar në humbëtira pa krye e pa fund?! Cili inat ju ka pushtuar mendje e shpirt?? Inati për të poseduar çfarë? Një grusht ajër? Apo një grusht dhe?!”’,- shprehet Allushi në një reagim që i referohet heshtjes së Edi Ramës për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të PS, Marko Bello.NOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME