Categories Lajme

Asnjë pozicion i përbashkët i BE për ndalimin e armëve ndaj Turqisë, Mogherini: Kompleksiteti i situatës e bën të vështirë zgjidhjen

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me sulmet Turqisë ndaj Sirisë. Zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, deklaroi në një konferencë për media, para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE, se operacionet ushtarake të Turqisë po i hapin rrugë ringritjes së ISIS.

“Kishim një vendosmëri unanime, secili vend kontribuoi në mënyrë aktive dhe kishte konsensus nga 28 vendet anëtare për masa kufizuese. ISIS nuk është mundur plotësisht. Gjithmonë kemi paralajmëruar veten tone dhe koalicionin global për rrezikun nga ISIS. Ky operacion ushtarak po i hap rrugë shtetit islamik për të ringritur territore. Ka një shqetësim serioz për Evropën. Ne kemi dy konkluzione të rënda kundër Turqisë”, tha Mogherini.

Sipas Mogherinit, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE do të diskutohet situata në Siri si dhe aktiviteti i Turqisë në Mesdhe.

“Siria dhe aktiviteti i Turqisë në Mesdhe, janë dy pikat e axhendën. Kemi një konsensus, një pozicion të përbashkët, së pari për zhvillimet ne Siri. Ka një ndërhyrje nga ana e BE për operacionet e Turqisë, ka mbështetje të fortë për procesin e ndërmjetësuar nga OKB. Kemi marrë informacion nga OKB për sfidat dhe proceset, që po zhvillohen. Ka qëndrime të qarta në mbështetjen tonë. Ka një kërcënim për BE dhe gjithë rajonin, ndaj dhe duam që kjo çështje të zgjidhet. Ka një dënim nga BE për operacionet ushtarake të Turqisë në Siri. Kemi një angazhim sa i përket krizës humanitare dhe të refugjatëve për njerëzit në nevojë.

E pyetur për embargon e armëve ndaj Turqisë, Mogherini tha se”

“Situata nuk është e thjeshtë dhe vetë bardhezi, por e shtresëzuar. Kompleksiteti i situatës e bën të vështirë zgjidhjen. Ata që për Turqinë janë terroristë për ne nuk janë por kjo nuk do të thotë se nuk mund të biem dakort për shumë gjëra”.

Këshilli ka emëruar Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme, për “të paraqitur shpejt propozimet” për regjimin e sanksioneve kundër Turqisë. Sipas Mogerinit, embargua e armëve duhet parë në lidhje me disa dispozita ligjore të NATO-s për tregtinë e armëve brenda vendeve anëtare të aleancës si dhe çështje të tjera teknike.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio ka njoftuar se së shpejti do të kalohet në qeveri një dekret ministror për të bllokuar “eksportin e armëve në Turqi për gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen e kontratave dhe angazhimet e ardhshme”. Prandaj, Italia do të bashkohet në listën e atyre vendeve evropiane që kanë vendosur të pezullojnë shitjen e armëve në Turqi pas fillimit të operacionit ushtarak në veri të Sirisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME