Categories Lajme

Rudina Hajdarin e shkarkojnë në fshehtësi! Korab Lita merr frerët e grupit parlamentar demokrat

Deputetët e grupit parlamentar demokrat në Kuvendin e Shqipërisë që erdhën nga listat e PD-së pas dorëheqjes në bllok të mandateve të opozitës së bashkuar, kanë vendosur të largojhnë nga drejtimi i grupit Rudina Hajdarin dhe të vendosin në vend të saj, Korab Litën. Vendimi i papritur, bëhet i ditur nga vetë deputeti Korab Lita i cili ka postuar një foto në rrjetin social Facebook teksa ndodhet me deputetët e tjerë të grupit.

Ai e quan këtë takim një mbledhje të grupit parlamentar demokrat ku është marrë edhe vendimi i rëndësishëm, që argumentohet sipas tij “në funksion të organizimit të brendshëm”

“Grupi Parlamentar Demokrat në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dërgoj një falenderim kolegëve të mi të Grupit Parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat. Detyra që më është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj sidomos në këtë situatë politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë. Nëpermjet jush dua të siguroj kolegët, dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që të gjithë bashkë do jemi në lartësinë e duhur për të justifikuar besimin e dhënë“, shkruan Korab Lita.

Mendohet që kjo mbledhje të mos ketë pasur as dijeninë dhe as pëlqimin e Rudina Hajdarit, e cila në foton e postuar, nuk është e pranishme. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Rudina Hajdari, e cila udhëheq këtë grup parlamentar që prej krijimit të tij.

Fotoja e publikuar nga Korab Lita nga mbledhja e grupit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME