Categories Lajme

Asteroidi që pritet të godasë Tokën, NASA lëshon alarmin

Një video simuluese tregon se si një asteroid apokaliptik mund të godasë Tokën brenda 50 viteve të ardhshme. Shkëmbi hapësinor, i emërtuar Apophis, për shkak të perëndisë egjiptiane të kaosit dhe errësirës, dhe sipas NASA-s, rreziku është evident.

Shkëmbi hapësinor, i cili është më i gjatë se Kulla Eiffel, pritet të bëjë disa kalime të afërta në Tokë këtë shekull, dhe viti më i mundshëm kur  mund të ndodhë përplasja është 2068, shkruan “The Sun” Në videon e mëposhtme, tregohet se ndikimi fillestar do të jetë në oqeanin Atlantik midis jugperëndimit të SHBA dhe veriut të Amerikës së Jugut. Shpërthimi i saj është i barabartë me 65,000 bomba bërthamore që goditën Hiroshiman gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Syri.net.

Space Sim, i cili krijoi videon, tha që mbeturinat nga shpërthimi do të binin përsëri në Tokë si asteroide të zjarrta. “Në këtë simulim asteroidi së pari godet dhe më pas dërgon pjesë nga përplasja përsëri në hapësirë”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Shkencëtarët rusë i druhen faktit  se, Apophis, emri i plotë Apophis 99942, mund të përplaset në Tokë me një  shpejtësi prej 15,000 miljesh në orë. Sidoqoftë, nuk është koha për shumë panik, pasi sipas NASA, shansi për tu përplasur me Tokën është 1 në 250 mijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME