Categories Showbiz

“Ata nuk humbën thjesht praninë e babait të tyre, por u ndryshoi komplet jeta” E vërteta e ‘hidhur’ pas fotos së Shkëlzenit

4 vite më parë, Sadije Berisha do të vizitonte Tiranën për të ndihmuar princ Lekën dhe Elia Zaharian për përgatitjet e dasmës.

Sigurisht ardhja e saj nuk mund t’i shpëtonte stafit të revistës Living dhe Sadija pranoi me shumë kënaqësi asokohe një intervistë me Gentian Mingën, ish-kryeredaktor të revistës.

Sipas tij, Sadija ishte njeriu i duhur për ta bërë këtë, sepse pavarësisht se në të kaluarën gjërat nuk i kanë shkuar fjollë, ajo ende beson te dashuria dhe martesa.

E gjitha kjo na u kujtuar pas një scroll-i të shkujdesur në Instagram, teksa përpara syve na del një foto e Shkëlzen Berishës me dy fëmijët.

Ndonëse ai tregohet i rezervuar me jetën e tij private e në rrjetin social ka diku tek 50 foto, e me fëmijët vetëm 3 poza, kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në mungesë presence në jetën e Medinës dhe Laidonit.

Fëmijët janë rritur kaq shumë dhe ngjashmëria me të atin nuk mund të shpërfillet. Përpos komenteve të shumta, ai i Arminës nuk ka munguar gjithashtu, e nuk mund të ishte asgjë tjetër veçse tre zemra.

Edhe më parë, 28-vjeçarja ka treguar që ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e partnerit të saj, por ç’mund të lësh më shumë sesa një koment të tillë poshtë një fotoje.

Shkëputur nga revista Living më poshtë do të përmbledhim shkurt rrëfimin e Sadijes , sesi fëmijët e pritën vërtetë divorcin e si u ndryshoi jeta.

Për fat të keq, ky divorc fëmijëve u ka ardhur i papritur. Ata nuk humbën vetëm praninë e babait të tyre, por u ndryshoi e gjithë jeta. Kjo për arsye se neve u larguam menjëherë për në Suedi.

Ata humbën shokët e shkollës, mësuesit, kushërinjtë, shtëpinë ku ishin rritur, macen, qenin dhe kalin. Dhimbja ime si nënë ka qenë e madhe, pasi për Medinën dhe Laidonin rruga për t’u përshtatur me këtë situatë të re dhe këtë ndryshim jete drastik, ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME