Categories Lajme

Rikthehen telefonatat mashtruese në celularë, ju marrin nga jashtë për t’ju vjedhur paratë

Thirrjet mashtruese nga telefoni janë rikthyer sërish këtë fillim viti. Në vitin 2018 Shqipëria u piketua nga një sërë skemash mashtruese që operonin përmes thirrjeve telefonike me prefikse nga vende të tilla si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia por nuk përjashtoheshin edhe vende të tjera.

Në këto raste kompanitë mashtruese pas telefonit bëjnë një telefonatë të shkurtër “peshkuese” dhe presin që ju t’i telefononi pas duke ju tarifuar me çmime të larta. Sa më e gjatë telefonata aq më e lartë fatura që qytetarët do të paguanin në fund të muajit.

Por këtë fillimvit edhe pse skema është e njëjtë ajo që ka ndryshuar janë prefikset nga vijnë telefonatat, që i takojnë vendeve europiane kryesisht Greqi, Francë apo Itali. Në këtë rast rënia pre e mashtrimit bëhet më e thjeshtë duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë në rastin më të shpeshtë kanë të afërm në vendet fqinje si Itali dhe Greqi por edhe marrëdhënie biznesi.

Si funksionon skema

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i huaj. Në rastin e raportuar pranë redaksisë së “Monitor” numri në fjalë është +338910061722. Ky numër është me prefiks francez por si ky kompanitë mashtruese kanë me qindra.

Telefonata është e shkurtë por në disa raste mund të interpretohet se nuk e keni dëgjuar ndaj qytetari i kthen telefonatën. Në anën tjetër nuk njoftoheni as për zile por menjëherë hapet telefoni dhe nuk përgjigjet askush. Sa më e gjatë telefonata aq më i lartë fitimi për kompaninë mashtruese në anën tjetër që fitimin e ka në bazë të impulseve.

Duke qenë se keni rënë një herë pre e kësaj situate dhe keni kthyer telefonatën, kompania mashtruese në anën tjetër ju bën një tjetër telefonatë. Këtë herë vetëm një orë më pas me numrin +306980764570 që i korrespondon prefiksit grek.

Nëse sërish do të bëni telefonatën sërish do të jeni duke paguar shtrenjtë. Si këto telefonata do të merrni disa përgjatë ditës dhe të gjitha me numra të ndryshëm me synimin që ju t’i telefononi. Këshilla më e mirë në të tilla raste? Thjesht mos i telefoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME