Categories Lajme

Atentati ndaj Arjan Ndojit, flet vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO, detaje

Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut, që përfundoi i plagosur nga atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019, ka dëshmuar në GJKKO.

Vullnet Muça, ka treguar se kur i vëllai u plagos nga atentati i 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit, e mori vesh nga lajmet në televizion ndërsa shton se në atë kohë nuk kanë pasur konflikte të hapura me askënd. Ai shprehet se nga plagosja e saj kohe, Aleksandër Laho sot është thuasje invalid.

Muça thotë se nuk ka asnjë njohje me dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe, si dhe as me emrat e tjerë të botës kriminale që përmenden në gjykatë.

Vëllai i Lahos tregon se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas.

“Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit, nuk i njoh, kam dëgjuar si emër Plaurentin, se të dy nga Durrësi, por s’kam lidhje me të.

Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mora vesh që ka qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin. Po vinte nga rruga e plazhit.

Pasi shkova në spital na ra si bombë, se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt, pse u bë, qysh u bë. Sepse ai ka qenë shumë i aksidentuar, edhe sot është gati invalid. Ai thotë ‘na kanë gjuajtur nga mbrapa’ dhe një plumb e ka kapur në kokë, andaj ai s’mban mend asgjë’.

Doktorët thonë ka pësuar traumë. Jemi munduar të dimë të vërtetën, se me këta njerëz nuk kemi lidhje. Informacionet më të detajuara i ka shteti. Nuk mund ta di se nuk kemi pasur njeri më para. Kanë ardhur njerëz për vizitë.

Arjan Ndojën e kam takuar nja 2-3 herë. Ka thënë t’ia lëmë kohës, se nuk e dinim nga na kishte ardhur. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatarë.

Vëllai ka pasur në përdorim një Benz të zi. Bashkim Malokun, Zamir Çyrben i njoh si komshi. I kam takuar si bisedë tavoline, si na erdhi, nga na erdhi”, tha Vullnet Muça.

Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos: Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër , e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.

Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha t ja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Ccybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar.

Ndër të tjera, Vullet Muça mohon të jetë përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për çështje pronësie në zonën e Gjirit të Lalëzit. Në këtë dosje hetimore është dokumentuar skema kriminale e Rrumit të Shijakut me bandat e Durrësit e të Shijakut, i cili jepte prona në këmbim të ememinimit të kundërshtarëve.

Pyetje nga avokatët:

Vullnet Muça: Jam arrestuar për pune mesazhesh. Punë pronësie. Nuk kam lidhje me sigurim kushtet për të kryer vrasje. Bashkim Haxhinë nuk e njihja. Nuk kam falsifikuar dokumente për zonën e Lalzit. Plarent Dervishaj e kam njohur si kontigjent kriminal. Aldo Avdylin nuk e njoh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME