Categories Lajme

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji/ SPAK shtrin hetimet jashtë vendit, kërkon të dhëna për një grup kriminal në një vend të BE-së

Hetimet komplekse për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ndryshe SPAK, i ka dhënë rrugë letër-porosisë në adresë të një prej vendeve të Bashkimit Europian.

Zyrtarë të prokurorisë konfirmojnë se është kërkuar informacion për disa persona me rekorde kriminale, që dyshohet të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, nëntorin e 2019-ës.

Burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje lidhur me identitetin e personave, për të cilët kërkohen të dhëna, por News 24 ka mësuar se bëhet fjalë për disa eksponentë të botës së krimit, të njohur edhe nga autoritetet shqiptare, si pjesë e një grupi që operon në Durrës e Fushë Krujë.

Akuza është tashmë në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë dhe ky fakt u bë i ditur në seancën gjyqësore, që u zhvillua këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku i dyshuari kryesor, Redjan Rraja, u informua sipas ligjit për të gjitha veprimet e deritanishme të kryera nga prokuroria.

Rraja është i dyshuari i vetëm i arrestuar për atentatin e ndodhur nëntorin e vitit të kaluar, ku nga breshëritë e plumbave, që u derdhën mbi automjetin e prokurorit, mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi”, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.

34-vjecari nga Fushë Kruja i ka mohuar akuzat, por prokuroria këmbëngul se ka prova të forta shkencore që e implikojnë atë në ngjarje. Dyshimet janë se krimi ka lidhje me përplasjet e grupeve kriminale për çështjen e pronave në bregdet. Deri më tani, prokuroria nuk ka mundur të sqarojë se kush ishte objektiv i atentatit, prokurori Ndoj apo miku i tij, Rrumi, ky i fundit një eksponent i njohur në botën e krimit./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME