Categories Lajme

Atentati në Milot/ Autorët dinin çdo lëvizje, mjeti i blinduar u krijoi vështirësi, qëlluan pranë… shoqërohen dhjetëra persona

Klisman Preçi 27-vjeça humbi jetën ndërsa Ylli Brahimi 46-vjeç u plagos rëndë në një atentat ndaj tyre në qendër të qytetit të Milotit.  Ylli Brahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ata po futeshin në rrugicën që ndan banesat e Preçit dhe Brahimit kur janë përballur me breshëri plumbash, sapo kanë zbritur nga makina e blinduar tip “Toyota”

Dyshohet se kanë qenë dy qitësit që qëlluan me breshëri automatiku e që më pas u larguan me një autoveturë në drejtim te Laçit. Duke qenë se mjeti ishte i blinduar, njëri prej tyre, me kapele në kokë është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe me pas ata janë larguar me automjetin tip Audi.

Pavarësisht ndihmës së dhënë Klisman Preçi nuk mund të mbijetojë ndërsa Ylli Brahimi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Automjeti i autorëve dyshohet se u dogj në fshatin Gramëz pasi policia ka gjetur një mjet në flakë, brenda saj edhe një kallashnikov.

Mësohet se autorët i kanë ndjekur dy viktimat për një kohë të gjatë dhe u dinin çdo lëvizje të tyre, ndërsa mbrëmjen e djeshme i kanë pritur dhe kanë kryer atentatin.

Ylli Brahimi i shpëtoi atentatit në janar të vitit që shkoi në qendër të Milotit, ku ndaj tij u qëllua nga dy persona që lëviznin me një motor, ndërsa Klisman Preçi i shpëtoi atentatit të parë në hyrje të Lezhës ku mjeti që ai sëbashku me një kushëririn e tij po udhëtonin e qëllua nga një tjetër mjet në lëvizje.

Deri më tani policia ka shoqëruar dhjetëra persona, por ende mësohet se nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME