Categories Lajme

Atentati në Milot/ Autori me kapele, qëlloi nga distancë e afërt, zbulohen lëvizjet e fundit para ngjarjes

Zbardhen lëvizjet e fundit para atentatit të një nate më parë në Milot ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi.

Autorët kanë qenë dy persona dhe me automjetin e tyre kanë pritur në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku banonin Preçi dhe Brahimi.

Autorët kanë vëzhguar çdo lëvizje të Preçit dhe Ibrahimit. Këto të fundit dy ishin duke pirë kafe në një lokal në qendër të Milotit jo shumë larg banesave të tyre dhe më pas me makinë janë afruar për të hyrë në rrugën e pallatit, por në ato momente kanë dalë dy autorët dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës së blinduar të Brahimit.

Një nga autorët me kapele në kokë është afruar dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas ata janë larguar me një automjet tip “Audi”.

Autorët i kanë ndjekur Ibrahimin dhe Preçin për një kohë të gjatë dhe dinin çdo lëvizje të tyre. Policia ka shoqëruar dhjetëra persona, të cilët janë marrë në pyetje për ngjarjen. Pista ku po heton policia, është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Grupi hetimor dyshon se shënjestër e atentatit ka qenë Ylli Brahimi, i cili lëvizte me makinë të blinduar pasi i druhej një atentati dhe kohët e fundit kishte marrë si shofer Klisman Preçin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME