Categories Lajme

“SPAK ka sekuestruar edhe kursimet tona 30-vjeçare”, babai i mjekut Edvin Prifti ngre akuzën e fortë

Babai i mjekut Edvin Prifti, Mihal Prifti akuzon prokurorine e posacme SPAK se ka sekuestruar pasurinë e të birit, ka bllokuar edhe kursimet 30 vjeçare të familjes.

Ne nje postim në rrjetet sociale se SPAK nuk ka asnjë provë për akuzat e bëra, ndërsa thotë se i kanë sekuestruar paratë Edvin Priftit, si dhe kursimet e tij dhe të bashkëshortes së tij në 30 vite.

Postimi i babait të Edvin Priftit,

“Jemi dy bashkëshortë në pension. Kemi jetuar me nder, kemi punuar me përkushtim për më shumë se 50 vjet secili. Në punën tonë kemi qenë të suksesshëm dhe kemi dhënë kontribute me vlera. Jemi prindër të lumtur të dy fëmijëve të mrekullueshëm që i kemi rritur me sakrifica dhe i kemi e

dukuar më së miri. Dhe ata u bënë të mbarë dhe shumë të suksesshëm në profesionet e tyre. Ne n’a kanë bërë gjyshër të lumtur.

Por ja erdhi një ditë dhe SPAK ndaj djalit tonë hodhi një lumë me akuza të pavërteta, duke e barazuar atë me kriminelët ordinerë, kur ai ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë mijëra qytetarë. Ata nuk kanë asnjë provë për të mbështetur akuzën e tyre.

SPAK ka bërë sekuestro paraprake të pareve të depozituara në bankë. Këto pare ai i ka fituar me punë të ndershme jashtë shtetit dhe në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë nga kursimet tona në 30 vjetët e fundit. Të gjitha këto janë të verifikuara dhe të dokumentuara nga Ekspertë Kontabël.

SPAK jo vetëm që nuk i konsideron këto dokumenta por as nuk merr mundimin t’i verifikojë me ekspertët e saj.

Dhe në këtë mënyrë SPAK ka gati një vit e gjysmë që e ka pezulluar nga puna. Është e qartë strategjia e ndjekur: t’a ndalojnë të ushtrojë profesionin.

Kjo për një specialist të nivelit të djalit tonë që në të gjitha etapat e shkollimit dhe specializimit ka marrë “Medalje Ari”, si dhe disa Çmime të rëndësishme Evropiane dhe një Çmim Ndërkombëtar, është shumë e rëndë. Për ne prindërit e tij janë të papranueshme akuzat e pabazuara.

Falenderojmë nga zemra të gjithë ata që e kanë mbështetur: miqtë, shokët, pacientët dhe dashamirësit. Mëshirojmë ata që kanë vjellur vrer nga mosdija apo zemërligësia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME