Categories Lajme

Atentati pranë shkollës në Lezhë, nxënësi zbulon dinamikën: Kanë gjuajtur një karikator

Fëmijë të shkollës 9-vjeçare ”Marash Gjoni” në Rrilë të Lezhës, ishin dëshmitarë të atentatit që ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Një nga fëmijët ka zbuluar dinamikën si ndodhi atentati. Nxënësi thotë se autorët ishin me një Audi të bardhë, kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar.

”U ndalën me një Audi të bardhë. Zbritën, kanë ra plumbat për tokë pastaj i kanë rënë asaj. Audi ka shkuar deri te karburanti, dhe më pas është kthyer me dyer të hapura dhe janë futur në makinë dhe kanë ikur. Ne ishim në klasë. Kanë gjuajtur një karikator”,-tha fëmija.

Atentati në Lezhë

Në fshatin Rrilë të Lezhës është plagosur me armë zjarri Agron Puka.

Atentati ndodhi rreth orës 08:00. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, Puka sapo kishte shoqëruar fëmijët në shkollë dhe po kthehej në automjetin e parkuar aty pranë. Dyshohet se sapo është futur në makinë është qëlluar me armë zjarri.

Autorët mendohet se kanë qenë më shumë se dy, megjithatë, sipas të dhënave të para pranë grupit hetimor, vetëm një prej tyre ka shkrepur armën. Qitësi ka zbritur nga një “Audi” me ngjyrë të bardhë dhe ka qëlluar drejt makinës së 54-vjeçarit. Më pas, ka hipur sërish në mjet është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli. Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha zyrtarisht policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Pista kryesore e hetimeve është një konflikt fizik që Puka, i cili punonte në një fermë blegtorale në Balladre, ka pasur disa ditë më parë, bënë me dije policore.

“Boldnews” sjell edhe pamjet nga vendngjarja. Në automjetin tip “Audi” të Pukës dallohen shenjat e plumbave në xhamin e përparmë dhe atë në pjesën anësore të makinës, nga ana e pasagjerit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME