Categories Lajme

Atentati te Uji Ftohtë, arrestohen edhe 3 persona/ Detajet e operacionit “Gjurmimi”

Policia e Vlorës ka vijuar operacionin e koduar “Gjurmimi”, i cili është shtrirë edhe në Itali. Policia njofton se numri i të arrestuarve lidhur me ngjarjen e ndodhur në maj të 2019 në Vlorë, ku iu bë atentat shtetasit Ines Hajrulla, ndërsa u plagos gabimisht shtetasi 63-vjeçar, D.C.

Policia njoftoi se gjatë vijimit të operacionit janë kapur dhe arrestuar 3 presona, dy prej të cilëve në Itali dhe një është kapur në Vlorë.

“Në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit, të ndodhura më parë, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë ka bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në maj të vitit 2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve në një lokal dhe si pasojë mbeti i plagosur aksidentalisht 63-vjeçari D. C.

Në këtë kuadër gjatë orëve të fundit ka vijuar operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, në Vlorë dhe në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë ndaloi shtetasin Xh. M., 36 vjeç, lindur e banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”

Operacioni ka vijuar në Itali, ku si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, bashkëpunimit të shkëlqyer mes Zyrave Ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari e Romë në Itali dhe të Policisë italiane në Tiranë, me angazhimin e Skuadra Mobile në Romë është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në afërsi të Romës, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë dhe konkretisht:

I. M., 31 vjeç dhe G. D. (Z.), 42 vjeç, të dy banues në Vlorë;

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit F. H. dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndaj shtetasve I. M., G. D. dhe F. H., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 14.11.2019 janë arrestuar edhe 4 shtetas, ndërsa 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të shtetasve I. M dhe G. D, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa Leje” dhe në ngarkim të shtetasit Xh. M, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” .

Atentati i 14 majit

Në 14 maj të këtij viti, në shëtitoren e Lungomares, në Vlorë, një person i rastësishëm mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri, nga të paktën 5 persona. Ngjarja u zhvillua në një përplasje të armatosur nga 3 persona që lëviznin me makinë e dy të tjerë, që më pas iu kundërpërgjigjën duke i ndjekur në këmbë.

Makina e atentatorëve, një fuoristradë tip “Land Rover”, nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura. Policia ka marrë në pyetje dhjetëra persona që u bënë dëshmitarë të terrorit me armë zjarri, të cilët sqaruan momentin e ngjarjes. Të gjithë, përfshirë edhe objektivin e atentatit, iu shpëtuan plumbave, përveç një qytetari të rastësishëm, pa lidhje me ngjarjen, i cili mbeti i plagosur në këmbë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Dajko Cenodemaj, 58-vjeçar, punonjës në Bashkinë e Vlorës, ishte duke pirë kafe me miqtë në lokalin pranë shkëmbimit të zjarrit. Autorët janë larguar duke kanë marrë drejtimin mes rrugicave në blloqet e pallateve që ndodhen në zonë.

Pas ngjarjes, Policia ka gjetur të djegur një automjet në zonën e Babicës, në periferi të qytetit bregdetar, që dyshohet të jetë i grupit të autorëve të atentatit. Makina “Land Rover” me ngjyrë të zezë, brenda së cilës u gjetën dy armë automatike, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shënjestra e të shtënave me armë zjarri në Vlorë dyshohet të ketë qenë një personazh jo pak i njohur për Policinë lokale. Bëhet fjalë për Inez Hajrulla, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga masa e arrestit shtëpiak, në detyrim paraqitje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME