Categories Lajme

Atentatori i prokurorit: Unë jam Redjan Rraja, ne bëjmë ligjin, e shkrijmë fare komisariatin…

Redjan Rraja, 34-vjeçari nga fshati Nikël i Fushë-Krujës, i cili është arrestuari si një nga autorët kryesorë të atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe ‘të fortit’ të Sukthit, Landi Muharremi, duket se ka qenë i plotfuqishëm dhe ka bërë ligjn në zonën e tij, prej shumë kohësh.

Emri i tij del edhe në kallëzimin që ka bërë te kolegët e tij, ish-oficeri i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës (tashmë në azil politik) Emiliano Nuhu për çështjen e bujshme të Xhisiela Malokut. Në këtë denoncim ai tregon se ka komunikuar me Redian Rrajën nëpërmjet mesazheve dhe më pas edhe fizikisht në një lokal diku te Unaza e Re afër ‘Astrit’, ku është kërcënuar me jetë.

Nga biseda e zbardhur kuptohet lehtë fuqia që përfaqëson Redian Rrahja, i cili jo vetëm kërcënon hapur komisarin Nuhu, por mburret se ai dhe ata që përfaqëson po të duan e shkrijnë fare e dhe komisariatin e policisë në Fushë-Krujë. Më poshtë mund të lexoni pjesë të dëshmisë së komisar Nuhut, ku del qartë fuqia e organizatës ku bën pjesë Redjan Rraja.

Komunikimi në Whats App:

Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Whatsapp i vjen një mesazh:

-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër

Takimi në lokal me Rrajat

Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

‘Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: ‘Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti./ Syri.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME