Categories Lajme

Athina mbulohet nga tymi, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spitale

Kryeqyteti i Greqisë, Athina nuk i ka shpëtuar kërcënimeve nga zjarret. Flakët që po djegin Atikën Veriore janë shumë pranë qytetit më të madh të Greqisë dhe e rrezikojnë seriozisht. Ditën e sotme Athina është mbuluar e gjitha nga tymi teksa dhjetëra qytetarë kanë përfunduar në spitale prej problemeve me frymëmarrjen apo mushkëritë.

Vatra më serioze në Greqi ishte ajo në Varibobi e cila dyshohet se filloi nga shpërthimi i një transformatori të energjisë elektrike. Po ashtu temperaturat e larta kanë shfaqur probleme për kryeqytetasit grek pasi termometri prej ditësh shënon rreth 45 gradë Celsius.

Banorët e Varybobi, Greqi po llogarisin dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i zjarrit ditën e djeshme, i cili dogji shtëpitë dhe makinat e tyre.  Sot ata ndodhen në sheshin Varybombi dhe në rrugët përreth.

Në kryqëzimin e rrugëve Chalkidos dhe Chlois,  një pjesë e zonës dhe disa shtëpi të rrethuara me pisha u dogjën nga shpërthimi i zjarrit. Fatmirësisht falë zjarrfikëseve dhe vullnetarëve, banorët arritën të shpëtonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME