Categories Sport

“Atletico kampione nëse nuk ka Champions!”, Cerezo i befason të gjithë

Enrique Cerezo i ka befasuar të gjithë me deklaratën e sotme. Atletico Madrid është një nga katër skuadrat e kualifikuara në çerekfinalet e Champions League, kompeticion që i ka shkuar shumë afër fitimit në vitet e fundit.

Presidenti i klubit spanjoll, flet për rikthimin e tifozëve në stadiume dhe zgjidhjen që duhet bërë nëse koronavirusi pezullon përfundimisht sezonin e Champions League, që do të rifillojë në muajin gusht.

Atletico e tij eliminoi Liverpoolin e Klopp, kampionët e sezonit të kaluar, kështu që ata e meritojnë trofeun sipas presidentit, gjithmonë nëse nuk arrihet dot mbyllja e sezonit në fushën e blertë. “Sigurisht që ne duam që ndeshjet të zhvillohen me tifozë, por nuk varet nga ne. Vendosin autoritetet shtetërore se kur do të ndodhë rikthimi i tyre në stadium.

Mungesa e tifozëve na kushton rreth 40 milion euro humbje. Champions? Nëse koronavirusi pezullon kompeticionin, kampione duhet të shpallet skuadra që ka eliminuar Liverpool, që ishte fituesi në fuqi“, deklaron Enrique Cerezo, kreu i klubit spanjoll. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME