Atletico Madrid janë duke shikuar mundësinë e angazhimit të Mauricio Pochettinos si trajnerin e tyre të radhës. Sipas ‘The Telegraph’ skuadra nga Madridi po monitoron disponueshmërinë e Pochettinos në rast se vendosin të ndërprejnë bashkëpunimin këtë verë, përcjell lajmi.net. Pochettino është aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Tottenham.
47 vjeçari argjentinas, thuhet se preferon një rikthim në Premierligë, edhe pse do të pranonte edhe Spanjën. Kujtojmë se La Liga nuk është vend i panjohur për Pochettinon, që në të kaluarën ka drejtuar Espanyol.
