Categories Lajme

Aurela Gaçe pas aksidentit tragjik: Më kapi ankthi të dal në autostradë me fëmijët!

Aksidenti tragjik, si pasojë e të cilit u shua një familje me 4 anëtarë, prindërit dhe dy vajzat e mitura, ka shokuar mbarë opinionin publik. Nga përplasja e fortë e një makinë tip “Audi” me një makinë tip “Toyota” mbetën të plagosur edhe tre të rinj nga Tirana, të cilët ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por do të dërgohen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në lidhje me këtë ngjarje tejet të rëndë ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe, ku ndërsa thotë se tashmë e ka kapur ankthi të dalë në autostradë me fëmijët, shton gjithashtu se e zë tmerri në çdo kthesë a semafor, pikërisht sepse asnjëherë si dihet se me çfarë “të dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh.

“Shpejtesia e pilotëve-adoleshentë-të rinj -koka erë ,eshtë vrasje me dashje. E dhimbshme ,e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtësisë, është krim. Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet.

Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh. U prehshin në paqe 4 engjëjt, ngushëllimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, shkruan Aurela Gaçe, në facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME