Categories Lajme

Kosovë, Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, shtatë raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë tha të premten (25 qershor) se janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me koronavirus dhe shifra bazohet në 1.224 mostra të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë 166.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107.714, i viktimave në 2.256 dhe i të shëruarve në 105,292.

Deri të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 152.643 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 26.794 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Vaksinimi po bëhet me doza të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Bashkimi Evropian dhe shtete individuale. Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME