Categories Showbiz

Aurela Gaçe tregon për tërmetin e rremë

Për lajmin e rremë që u përhap mbrëmjen e djeshme se një tërmet i fortë do të prekte vendin, me mijëra qytetarë nga Tirana dhe Durrësi dolën jashtë shtëpive kanë reaguar shumë personazhe të njohur.

Një ndër ta ka qenë edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila përmes një statusi në Instastory tregon si ka e pritur këtë moment.

Ajo ndodhej në koncert duke kënduar dhe e ka mbërthyer paniku për vajzat e saj. ‘Ne nuk e parashikojmë dot të nesërmen, prandaj o njeri buzëqesh sa ke mundësi’, përfundon Gaçe.

Statusi i plotë:

Mbrëmë deri në orët e para të mëngjesit shumë nga ju ishit jashtë, prisnit qametin. Unë isha në punë, këndoja pikërisht në momentet kur paniku kishte kapluar shqiptarët, imagjinoni larg fëmijëve. Edhe të ikësh nga skena, a mbërrin dot t’i shpëtosh? A arrin dot të çash trafikun e madh të krijuar nga ankthi të jesh pranë fëmijëve që rrinin me gjyshen? E ndërkohë që pret të ndodhë më e keqja ti je me buzëqeshje në fytyrë, duke bërë atë që presin nga ty ata që të kanë punësuar për ato orë! Jo vetëm unë, por një grup njerëzish që gjithashtu kanë familjet e tyre e ishin në të njëjtën situatë, e prisnim me ankth e vazhdonim buzëqeshnim… E keqja fatmirësisht nuk ndodhi e kurrë mos paçim të keqe. Ne nuk e parashikojmë dot të nesërmen, prandaj o njeri buzëqesh sa ke mundësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME