Categories Lajme

Stuhia përmbyt Krujën, izolohen disa familje, Laçi pushtohet nga balta, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës (Situata)

Reshjet e dendura të shiut me erë të fortë dhe stuhi kanë shkaktuar përmbytje të shumta në disa qytete dhe bllokime të rrugëve. Qyteti i Laçit është përmbytur, po ashtu edhe disa fshatra në Krujë dhe në Fushë Krujë. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar fshatrat e Krujës. Po ashtu edhe aksi Fushë – Krujë -Milot është bërë i pakalueshëm.

Autostrada Tiranë-Durrës është përmbytur nga Vora në Maminas duke bllokuar qarkullimin në këtë pjesë dhe për pasojë të gjitha automjetet janë të detyruar që të qarkullojnë nga rruga e vjetër. Ndërkohë që probleme ka pasur thuajse në pjesën më të madhe të qyteteve me rrëzime pemësh dhe rënie gurësh në akset kryesore, por qarkullimi vijon dhe situata nuk paraqitet e rëndë.

Probleme me rrugët në Rrëshen dhe Krujë, rrezik nga gurët, Derveni nën ujë

1569310911_rreshtiqtje1.jpg
Krujë vijon që të jetë qyteti më problematik përsa i përket përmbytjeve. Edhe në Derven janë pushtuar nga uji disa banesa duke shkaktuar dëme të shumta. Ndërkohë që edhe rruga Rrëshen-Bukmirë dhe Balldre-Torovicë ka probleme të shumta nga rënia e gurëve. Lëvizja në këtë aks është e frikshme pasi rrezikojnë të bien gurë të mëdhenj duke përsëritur tragjedinë e dy viteve me parë ku humben jetën 3 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME