Categories Kuriozitete

Australi/ Koala e etur pi ujë nga shishja

Një koala e etur është fiksuar në një video duke pirë ujë nga shishja e një gruaje, në mesin e një vale të paprecedentë të nxehti në Australi, duke nxjerrë në pah edhe pasojat e temperaturave të larta mbi jetën e egër.

Kontinenti australian po shkrihet në kushte ekstreme të nxehti prej disa ditësh, me mërkurin në termometër që shënon të paktën 16 gradë celcius më shumë se normalja e këtij sezoni në vend. Shumë qytete kanë thyer rekordet e dhjetorit, ndërkohë që shërbimet e emergjencave janë në alarm për zjarre të mundshme. Chantall Louri ndodhej në një kamping në lumin Murray, në shtetin jugor të Viktorias, kur edhe pa koalën. “Ishte 44 gradë celcius, shumë, shumë nxehtë”, tha ajo, transmeton Top Channel. “Unë ndalova sepse koala po më shikonte sikur donte të më kërkonte ujë”, tha gruaja. Louri më pas kishte postuar pamjet në Facebook, ku marsupiali i etur shihej teksa pinte ujë nga shishja, para se të rikthehej sërish në pemë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME