Categories Lajme

Australi, t.y.mi i zj.arreve udhëton më shumë se 12.000 km deri në Kili dhe Argjentinë

Tymi i zjarreve që kanë përfshirë Australinë, ka udhëtuar më shumë se 12.000 kilometra dhe ka mbërritur dje, shumë i dukshëm, deri në qiejt e Kilit dhe Argjentinës, por pa krijuar rrezik për shëndetin e banorëve. Kanë qenë disa media lokale si Clair dhe La Tercera që kanë bërë publike lajmin. Zjarri është parë mbi të gjitha në zonën qendrore të Kilit, ku një re e madhe tymi ka mbuluar qiellin duke qëndruar në këto kushte deri sot, sipas asaj që raporton shërbimi meteorologjik kilian.

Reja e tymit ka bërë që dielli të shfaqet me tonalitete më të kuqe. Kjo gjendet në lartësinë 6000 metra mbi nivelin e detit dhe nuk duket se do të zbresë në sipërfaqe. E vetmja pasojë për momentin është një reduktim i rrezeve ultravjollce. Situatë e njëjtë edhe në Argjentinë, ku shërbimi meteorologjik kombëtar ka treguar në Twiiter pamjet nga satelitët, ku duket se si tymi është transportuar nga forcat e ajrit nga perëndimi në lindje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME