Categories Lajme

Australia heq kufizimet për udhëtime ndërkombëtare

Australia ka hequr të hënën kufizimet për udhëtime ndërkombëtare, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, duke ua mundësuar personave të vaksinuar që të bashkohen me familjet e tyre. Pas më shumë se 18 muajve të politikave më të ashpra në botë ndaj pandemisë, miliona australianë tani janë të lirë për të udhëtuar pa leje apo pa nevojë që t’i nënshtrohen karantinës kur të kthehen në Australi. Pasagjerët e udhëtimeve nga Singapori dhe Llos Angjelles, kanë arritur në Sidnej në mëngjesin e së hënës, të mirëpritur nga familjarë dhe miq që nuk i kanë parë për disa muaj. “Pak me frikë dhe gëzim, kam ardhur në shtëpi për ta takuar nënën, sepse ajo nuk është mirë”, ka thënë Ethan Carner, që ka udhëtuar nga Llos Angjelles.

Kufizimet e ashpra për 18 muaj ua kanë pamundësuar australianëve që të marrin pjesë në organizime të ndryshme, përfshirë dasma dhe funerale, si dhe u është pamundësuar takimet me familjarë dhe shokë. Ndonëse përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka mbajtur nën izolim Sidnejn dhe Melbërnin për disa muaj, numri i të infektuarve me koronavirus në Australi është shumë më i vogël sesa i vendeve tjera. Deri më 31 tetor, autoritetet australiane kanë regjistruar 170,500 persona të infektuar dhe 1,743 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME