Categories Lajme

Autorët pastruan çdo gjurmë, mjeti rezulton me targa të vjedhura

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e sotëm ndaj Xhelal Reçit në Laç. Burime bëjnë me dije se 2 kanë zbritur nga automjeti ndërsa shoferi ka qëndruar në makinë. Dyshohet se autorët e kanë patur në survejim viktimën dhe kanë gjetur momentin e përshtatshëm për ta ekzekutuar në një rrugicë të ngushtë pranë biznesit të tij. Në vendin e ngjarjes thonë burime jo zyrtare, nuk është gjetur asnjë gëzhojë ç’ka ngre dyshime se autorët e kanë pastruar vendin e ngjarjes përpara se të largohen, ndërsa viktima është qëlluar me 2 plumba. Dyshohet për vrasës profesionist.

Mjeti i djegur që dyshohet të jetë përdorur nga autorët është një “Toyota Yaris” që rezulton e vjedhur, ndërsa i ishin ndryshuar edhe targat të cilat ishin po të vjedhura italiane. Vetë viktima kishte në pronësi një butik rrobash dhe një bar kafe, ndërsa vëllezërit Reçi janë të njohur në Kurbin për aktivitetet tregtare me të cilat merren. Autorët kanë përdorur rrugë dytësore për tu larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë lënë mjetin pasi i kanë vënë flakën në Milot dhe janë larguar dyshohet drejt zonave të thella të veriut të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME