Categories Lajme

Pas Zaevit, drejt dorëheqjes e gjithë qeveria

Dorëheqja e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev, në fakt do të thotë dorëheqje e gjithë Qeverisë. Sipas nenit 93 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Zaev tani duhet me shkrim ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, ndërsa më pas vijon procedura për zgjedhjen e Qeverisë së re. Neni 93 i Kushtetutës së Maqedonisë thotë se “… dorëheqja e kryeministrit, vdekja e tij ose pengimi i përhershëm i tij në kryerjen e detyrave të tij, sjell dorëheqjen e Qeverisë. Qeveria ndaj të cilës është votuar votëbesimi, ka dhënë dorëheqje ose mandati i së cilës është ndërprerë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”.

Pra, zyrtarisht dhe ligjërisht, përcjell Telegrafi Maqedoni, kryeministri dhe qeveria aktuale vazhdojnë të punojnë derisa presidenti i shtetit t’ia ndajë mandatin për përbërjen e Qeverisë kandidatit të partisë, pra partive që kanë shumicën në Kuvend. Më pas, mandatari i ri për kryeministër, në afat prej 20 ditësh nga dita e marrjes së mandatit, duhet të paraqesë program në Kuvend dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë së re. Pas rezultateve të djeshme të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe humbjes bindëse të kandidatëve të LSDM-së, Zoran Zaev dha dorëheqje si nga posti i kryeministrit ashtu edhe nga kryesia e LSDM-së.

“Unë marr përgjegjësi për veten time. Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së. I përgëzoj të gjithë qytetarët përparimtarë që luftuan fort për Maqedoninë e Veriut të integruar”, tha Zaev mbrëmë. Megjithatë, ai shtoi se shumica parlamentare është stabile dhe se pret që edhe të rritet, se mandati për përbërjen e qeverisë së re mbetet në duart e LSDM-së dhe se mandati katërvjeçar i koalicionit me BDI-në duhet të përfundojë. Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha mbrëmë Zaev. Ndërsa nga ana tjetër, krerët e partive opozitare gjatë fushatës parazgjedhore kanë njoftuar shumicë të re parlamentare, qeveri të re dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME