Categories Lajme

Australia mund të përjetojë ditën më të nxehtë javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme, në Australi mund të regjistrohet dita më e nxehtë pasi meteorologët kanë parashikuar një valë të nxehti që pritet të godasë vendin. Me shumë gjasa, temperaturat mund të kalojnë 40 gradë Celsius në shumë zona duke filluar nga e mërkura.

Rekordi i nxehtësisë në Australi është regjistruar më 2 Janar 1960 kur termometri shënoi 50.7 gradë Celsius. Shumë rajone të Australisë janë duke u përballur me zjarre të mëdha, ndërkohë që janë dhënë paralajmërime për përkeqësimin e tyre për shkak të valës së të nxehtit që pritet të “mbërthejë” vendin javën që vjen.

“Kemi parashikuar valë të të nxehtit ekstrem gjatë javës së ardhshme, me potencial për të shënuar temperatura rekord në disa zona të Australisë Jugore”, tha meteorologjia Diana Eadie.

Sipas parashikimeve, kjo valë e të nxehtit mund të bëjë që të shënohet rekord edhe përsa i përket temperaturës mesatare, që aktualisht është 40.3 gradë Celsius që prej 7 Janarit 2013.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME