Categories Lifestyle

Këto 6 përbërës e transformojnë totalisht lëkurën tuaj

Disa janë të njohur dhe e disa të tjerë, më pak të njohur! Por, në realitet ata janë përbërësit kryesor të trajtimeve të lëkurës, veçanërisht për fytyrën. Vitamina C, moringa, squalena apo bakuchioli janë emra të rinj që dalin në skenë në këtë fushë. Por, që janë super-përbërës dhe që e ndryshojnë rrënjësisht lëkurën tuaj. Njihuni me gjashtë më të fuqishmit dhe më të përdorurit në kozmetikë dhe trajtimin e lëkurës kryesisht në Britaninë e Madhe, por edhe më gjerë!

Moringa: për tifozët e efektit të shkëlqimit

Duke depërtuar në epidermë, vaji moringa imiton vajrat natyrale të trupit për të ribalancuar lëkurën problematike. Është i pasur me vitaminë E, acid oleik dhe antioksidantë dhe lë lëkurën të ushqyer gjatë gjithë kohës, transmeton Class.

Acidi azelaik: për adhuruesit e “lëkurës së qelqtë”

E quajtur edhe “lëkura e qelqit”, ky standard fitohet falë acidit azelaik, i cili butësisht zvogëlon skuqjet, papërsosmëritë dhe plagët pas puçrrave. I nxjerrë nga gruri dhe elbi, ai zbut gjithashtu pamjen e shkaktuar nga rosacea dhe infeksione të tjera që mund të prekin lëkurën tuaj.

Squalane: për lëkurë të thatë

Squalane është një zbutës natyral që rrjedh nga skaleni dhe e mban sipërfaqen elastike. Parandalon rrudhat dhe zvogëlon hiperpigmentimin duke e mbrojtur kundër dëmtimit UV.

Bakuchiol: për adhuruesit e retinës

Kjo është alternativa më delikate e retinolit dhe prodhon rezultate të barabarta! Ajo uniformon tonin e lëkurës dhe zbut linjat e imëta, duke ulur gjithashtu hiperpigmentimin, pa irritimet që mund të shkaktojë retinoli.

Acidi poliglutamik: për ata që kërkojnë shkëlqim

Ky lloj acidi ka mbretëruar prej kohësh si pikë referimi për ata që kërkojnë hidratim optimal. Tani këtu është një përbërës tjetër që përmirëson elasticitetin deri në 10 herë më shumë. Acidi poliglutamik ndalon dhe bllokon lagështinë për të parandaluar thatësinë dhe skuqjen.

Resveratroli: për ata që jetojnë në qytet

Del nga rrushi i kuq, kikirikët, manat dhe boronicat! Resveratroli është një antioksidant i fuqishëm dhe punon për të mbrojtur veten kundër radikalëve të lirë si ndotja dhe rrezatimi UVA. Parandalon plakjen e parakohshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME