Categories Lajme

AUSTRI – Kaos në kufirin slloveno-austriak për shkak të kontrolleve

Vendosja nga Vjena e kontrolleve shëndetësore në kufirin slloven për shkak të koronavirusit ka shkaktuar radhë të gjata edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që pushuesit kanë pritur deri në 10 orë gjatë kësaj nate, sipas policisë.  Nyje të rëndësishme lidhëse në Europë në aksin verijugor, tuneli i Karawanken dhe ai Loiblit, në kufirin mes Sllovenisë dhe Austrisë, janë parë të formohen kolona me autovetura prej disa kilometrash për të rikthyerit nga pushimet, veçanërisht gjermanë dhe holandezë.

Edhe sot në mëngjes, kishte ende shtatë kilometra bllokime trafiku dhe tre orë pritje në hyrje të Karawanken. Në Loibl, pritja po zgjat prej pesë orësh. Që prej të shtunës, Austria ka vendosur ndalimin e çdo veture që hyn në territorin e saj nga Sllovenia për të regjistruar të dhënat personale të çdo pasagjeri, edhe tranzit, në mënyrë për të bërë të mundur gjurmimin e rasteve me koronavirusin e ri. Autoritetet lokale të rajonit kufitar të Carinthie kërkojnë të negociojnë me qeverinë austriake për një lehtësim të kontrolleve dhe për të lejuar kalimin e disa veturave më shpejt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME