Categories Lajme

FOTO/ Korçë, restaurohet shtëpia e rrallë me afreske e ish-tregtarit Irakli Qirjako

Shtëpia e tregtarit korçar Irakli Qirjako (Rako) e ndërtuar në vitet 1930-të, në lagjen 12 të qytetit të Korçës pranë ish-kishës së Shën Gjergjit, është kthyer në identitet. Kjo banesë dëshmon më së miri kulturën që trashëgon Korça nga zhvillimi i saj rreth viteve 30-të të shekullit të kaluar. Është shkruar e përmendur mjaft shtëpia e tregtarit Irakli Qirjako, por tashmë kjo banesë nga më të rrallat, në mos e vetmja në llojin e saj në Korçë, vjen si trashëgimi e përtërirë e qytetit. Doemos, në një pronësi të re, por me një kujdes maksimal për nxjerrë në pah më të mirën si brenda edhe jashtë ish-shtëpisë së Rakos. “Një tjetër thesar i zbuluar, i cili i shtohet Korçës, shtëpia e tregtarit korçar Irakli Qirjako (Rako) e restauruar me shumë kujdes falë meritës dhe vëmendjes të Nesti Tarusha”, – tha Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kombëtare, Gjergji Koki.

Ai sqaroi se banesa tre katëshe është ndërtuar në vitet 1930-të, në lagjen 12 të qytetit pranë ish kishës së Shën Gjergjit ku asokohe ishte përqendruar aristokracia e re korçare. Tregtari Iralki Qirjako nuk kurseu asgjë për ta bërë banesën e tij nga më madhështoret në qytet. Shtëpia dallohet veç të tjerash për dekorimin e saj të brendshme dhe të plotë me afreske diku modele të damave ruse dhe diku të personalizuara sipas porosive të tregtarit Rako.

Dekorimi me afreske ka për autorësi mjeshtrin Sotir Zografi. Ndërsa punimet e tanishme janë bërë nga restauratorë grekë. Koki thotë se Nesti Tarusha si pronari aktual i banesës ka respektuar të gjitha kriteret edhe pse banesa nuk ka statusin Monument Kulture. Pas 4 vitesh në ruajtje, ndërhyrje restauruese dhe zbulimi të vlerave, ajo që njihej në Korçë si banesa e Rakos vjen si një thesar i zbuluar trashëgimie e qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME