Categories Sport

Austria mposht Kosovën, shuhen shpresat e Shqipërisë për kualifikim

Shpresat e Kosovës janë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga bashkëmoshatarët e Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, duke regjistruar humbjen e pestë në 7 ndeshje të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2021. “Dardanët” rezistuan deri në minutën e 87’ kur mesfushori i Ried-it Marco Grull shënoi golin e fitores për Austrinë, që tani ka blinduar pozitat në vendin e dytë të renditjes, që përkthehet në një tjetër shans për të shkuar në Europian.

Humbja e Kosovës është një lajm i keq edhe për Shqipërinë U21, që ishte në garë për vendin e dytë dhe shpresonte në një ndalje të Austrisë në Prishtinë, për të provuar t’i parakalonte ata në dy ndeshjet e fundit të grupit. Aktualisht Austria është në vendin e dytë me 15 pikë dhe ndiqet nga Shqipëria me 11 pikë, ndërsa të dy skuadrat kanë edhe nga dy ndeshje për të luajtur, por kalendari favorizon austriakët, ndaj duket i pamundur kualifikimi. Ndeshja e radhës e kuqezinjve do të jetë pikërisht ndaj Kosovës më datën 13 tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME