Protestuesit në Iran pretendojnë se disa efektivë policie kanë qëlluar me armë zjarri drejt tyre.
Në një video të postuar në rrjet mbrëmjen e djeshme (12 janar) dëgjohen krisma në mes të protestuesve e më pas tregohet një grua e cila ishte plagosur.
Por autoritetet në Teheran kanë mohuar akuzat për përdorimin e armëve të zjarrit.
Madje shefi i policisë deklaroi se ka urdhëruar që oficerët të përmbahen.
Protestat shpërthyen ditën e shtunë pasi qeveria pranoi se goditi gabimisht një avion që u nis nga aeroporti i Iranit, ku mbetën të vrarë 176 pasagjerë.
