Categories Lajme

Autoriteti i Konkurencës gjobit 24 depo farmaceutike, nis hetimin e thelluar ndaj tyre

Në një kohë kur në vendin tonë ka pasur mungesë medikamentesh, apo edhe rritje çmimesh si pasojë e pandemisë së Covid 19, shumë prej depove farmaceutike janë vënë nën hetim nga autoriteti i konkurencës. Në një vendim të bërë publik sot, Autoriteti i Konkurencës njofton se janë gjobitur 24 depo farmacish, pasi nuk kanë informuar lidhur me rritjen e çmimeve apo për vendimet që kanë marrë. Gjobat për depot e farmacive variojnë nga 1 milionë lekë në 2 milionë lekë. Sipas Autoritetit këto depo farmacish kanë ndikuar edhe tek prishja e konkurrencës dhe bllokimi i tregut të shitjes së këtyre produkteve shumë të nevojshme për qytetarët gjatë pandemisë.

Ndërkohë hetimi nuk mbetet me kaq, teksa Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron se nëse shkeljet vijojnë atëhere depot e farmacive do gjobiten me 10% të xhiros së tyre vjetore.

Një tjetër pikë e rëndësishme në vendimin e dhënë nga Autoriteti i Konkurencës, është dhe ai për detyrimin e kompanisë “Megapharma shpk”, që të shpërndajë vaksinën e gripit në të gjitha farmacitë e vendit. Marrjen e masës së përkohshme ndaj ndërmarrjes “MEGAPHARMA SHPK” në tregun e tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, si vijon:

  1. a) Ndërmarrja “MEGAPHARMA SHPK” detyrohet të furnizojë të gjitha depot dhe farmacitë e tjera, dhe jo vetëm rrjetin e farmacive “Orange”, me vaksinën “INFLUVAC SUB-UNIT TETRA”. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.

III.Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrja “MEGAPHARMA SHPK” ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, germa (b) të Ligjit Nr. 9121/2003.

IV.Në rast të moszbatimit të masave të përkohshme brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendosë gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore, deri sa ndërmarrja “MEGAPHARMA SHPK” të veprojë në përputhje me vendimin për masat e përkohshme, në zbatim të nenit 76, pika 1, germa b) të Ligjit Nr. 9121/2003. V. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME